Ch. League, Porto e PSG betejë për vendin e parë

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Me 13 skuadra që kanë garantuar vendin e tyre mes 16 më të mirave të Evropës duke përfshirë këtu të katër përfaqësueset e futbollit spanjoll, mbeten ende 3 bileta për në fazën e ndeshjeve me nokaut para sfidave të fundit në fazën e grupeve, të cilat do të jenë decisive edhe për të përcaktuar pozicionimin e vendeve të para dhe të dyta të cdo grupi, tejet të rëndësishme për shortin në fazën pasardhëse, por dhe vendin e tretë që garanton vazhdimësinë në kompeticionin e dytë të kontinentit, Europa League. Me Porton dhe Paris Sent Germain të kualifikuara tashmë në fazën e nokautit do të jetë përballja e drejtëpërdrejtë mes tyre në Park de Prins që do të vendose se cila do ta fitojë kryesimin e grupit, me portugezët që iu mjafton dhe një barazim për të siguruar lidershpinin.

E vlefshme për statistikat sfida tjetër mes dy Dinamove në Maksimir të Zagrebit, me ukrainasit që kanë siguruar kalimin në Europa Ligë dhe kroatët tashmë të eleminuar nga kompeticionet kontinentale. Interesante paraqitet situata në grupin B, ku Shalke kryeson me 11 pikë e ndjekur nga Arsenali me dhjetë. Gjermanët fitojnë kryesimin nëse fitojnë në Francë përballë Montpelie tashmë të eleminuiar ose dhe nëse Olimpiakos që do të zhkojë në Europa Ligë do ti mohojë triumfin në Greqi topcinjve të Venger , Shalke natyrisht që është e avantazhuar dhe nga superioriteti në përballjet e drejtëpërdrejta me anglezët, të cilët pasi kanë progresuar tej fazës së grupeve për të 13 vit rradhazi për të përfundiuar në vendin e parë duhet të fitojnë ndaj Olimpikaos dhe të kryqëzojnë gishtat që Shalke të mos fitojë ndaj Montpelje. Në grupin C, ndryshe nga në shumë të tjerë Malaga e ka të siguruar vendin si kryesuese falë avantazhti që i japin përballjet e drejtëpërdrejta me Milanin, gjithashtu të kualifikuar. Në Malaga-Anderleht, dhe Milan -Zenit vec prestigjit që ofron skena e Champions luftohet për vendin e tretë, aty ku aktualisht ndodhen ruset me kuotë të njëjtë pikësh me belgët me të cilët kanë të njëjtat statistika në përballjet e drejtëpërdrejta por Zenit avantazhohet nga golavarazhi më i mirë se i Anderleht, si rrjedhojë nëse të dyja ndeshjet përfundojnë në barazim kualifikohet ekipi i Spaletit , ndërsa Anderlehti për të fituar vendin e tretë duhet të bëjë ndaj Malagas më shumë pikë se Zeniti në San Siro, ose të kthejë në favor të tij deficitin e golave që ka aktualisht ndaj Zenitit.

Llogaritë për kualifikim janë të bëra dhe në grupin e hekurt, Borusia e Dortmundit ka siguruar kreun si pasojë e një fitoreje dhe një barazimi në sfidat direkte me Realin e Madridit që renditet në vendin e dytë. Kampionët e gjermanisë presin Cityn aspirant për vendin e tretë për të cilin duhet të luftojë deri në ndeshjen e fundit me Ajaksin që luan në Santiagi Bernabeu përballë Realit. Holandezët kualifikohen në Europa Ligë, kompeticion finalja e të cilit do të luhet në shtëpinë e tyre nëse fitojnë në Madridi, ose dhe nëse skuadra e Mancinit nuk arrin të marrë një fitore në Dortmund./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 413 here