Charlton: Rooney mund ta thyejë rekordin tim

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton, ka deklaruar se Wayne Rooney mund ta thyejë në rekordin e tij për kombëtaren e Anglisë si golashënuesi më i mirë i saj.

Bobby Chartlon për momentin e kryeson listën e golashënuesve më të mirë për kombëtaren e Anglisë me 49 gola në 106 paraqitje, ndërsa Rooney deri tani ka shënuar 32 gola në 78 paraqitje.

“Wayne e ka entuziazmin dhe talentin për ta thyer këtë rekord. Unë besoj se ai mund ta bëjë atë dhe do të isha shumë i lumtur pasi që mua më pëlqen Rooney”.

“Unë mund të shoh në të atë çfarë kam parë në veten time. Ai mezi pret që të dalë në fushë, ai është magjik. Unë kam shumë kohë për të sepse ai është një dëgjues i mirë”.

“Njëherë i thash atij se a mund t’ia jap një këshillë? I thash që të mos hezitojë të shutojë. Kur e sheh që e ke mundësinë më të vogël për të shutuar, atëherë bëjë atë me krejt forcën që ke. Të nesërmen ai luajti kundër Hullit dhe e bëri pikërisht atë që i thash dhe shënoi”, ka deklaruar për The Sun, legjenda e Djajve të Kuq./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 198 here

Fjalët kyçe