Chelsea i foron Guardiolës 24 milionë USD në vit!

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Pronari i ekipit londinez Chelsea, multimilioneri Roman Abramovitz planifikon t’i ofrojë Pep Guardiolës 24 milionë dollarë në vit për të udhëhequr bankinën e klubit të tij nga sezoni i ardhshëm, transmeton sot ESPN.

Nëse plani i Abramovitzit do të realizohej, Guradiola do të bëhej trajneri më i paguar në histori, kurse kontrata do të ishte e vlefshme për katër vjet.

Gazeta Daily Mirror shkruan se alternativë e Guardiolës do të mund të ishte trajneri i tashëm i Borussia Dortmund, Jürgen Klopp, por nuk përjashtohet mundësia e rivendosjes së bashkëpunimit edhe me Jose Mourinhon, nëse ai vendos të braktis klubin madrilen.

Pas largimit nga timoni i Barcelonës, Guardiola ka marrë pushim njëvjeçar nga futbolli dhe momentalisht gjendet në New York, në pritje të angazhimit të ri për sezonin e ardhshëm. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 225 here

Fjalët kyçe