Chiellini: Dua të përsëris historinë

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini dëshiron që të shënojë kundër Torinos në derbin e së Dielës. Lojtari gjatë kësaj kohe ka vuajtur nga një dëmtim, por tashmë është rikuperuar dhe i është rikthyer stërvitjeve me skuadrën.

“Jam riaftësuar nga problemi që kisha pasi nuk ishte diçka serioze. Dua që të shënoj në derbin kundër Torinos, do të ishte një ëndërr, pasi është shumë bukur kur realizon në ndeshje të tilla.

Derbi i fundit mes Juventusit dhe Torinos ka qenë ai i para 3 viteve ku goli i vetëm u realizua pikërisht nga Chiellini./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 183 here

Fjalët kyçe