Chiellini: Të fitojmë Seria A, më pas Ch. League

Data e publiklimit: Monday, December 10th, 2012

Giorgio Chiellini dëshiron të fitojë sa më shumë trofe me Juventusin. Mbrojtësi bardhezi shfaqet i karikuar pas fitores së radhës në kampionat ndaj Palermos dhe italiani zbulon objektivat e klubit për këtë sezon.

“Duam që këtë vit të ruajmë titullin e Seria A. Objektivi parësor është që të fitojmë kampionatin më pas të shkojmë sa më larg në Champions Legaue. Megjithatë duke parë rezultatet e deritanishme është normale që dikush të këtë filluar të ëndërrojë dopietën.”

Juventus kryeson renditjen në Seria A me 38 pikë të grumbulluara./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 327 here

Fjalët kyçe