“Çiçarito” Hernandez ul krimin në Meksikë!

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Ylli i Mançester Junajtid, Havier Hernandez është aq i famshëm në vendlindjen e tij, Meksikë, aq sa ka impakt në rënien e krimit kur ai zbret në fushën e lojës. Ironikisht, aktivizimi i tij me fanellën e “djajve të kuq”, shkakton edhe më shumë popullim të materniteteve nga gratë shtatzëna.

Faktet janë konfirmuar nga shefi i përgjithshëm i policisë në Meksikë, Horge Karlos Martinez.

“Krime si vjedhjet e makinave, vjedhjet e njerëzve në rrugë apo vjedhjet nëpër banesa bien. Duket sikur edhe kriminelët qëndrojnë pushim në ato orë për të parë heroin tonë duke luajtur. Gjithashtu, rritet edhe përqindja e lindjeve në orët kur ai luan”, tregoi ai në një intervistë për “The Sun”.

Martinez tashmë shpreson që Ferguson ta aktivizojë sa më shumë sulmuesin i cili kohët e fundit ka qëndruar në stolin e rezervave, pasi aktualisht Meksika po përballet me një valë të rëndë dhune dhe krimi.

“Mund t’ju duket qesharake, por kemi nevojë për çdo lloj ndihme të mundshme”, tha ai, duke kujtuar se statistikat flasin për rreth 15 mijë persona të vrarë në vit në Meksikë nga bandat e trafikimit të drogës./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 372 here

Fjalët kyçe