City rifillon negociatat me De Rossin

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Manchester City raportohet se është gjithnjë e më afër nënshkrimit me mesfushorin e Romës, Daniele de Rossi.

Trajneri i Romës, Zdenek Zeman, i ka dhënë dritë të gjelbër shitjes së De Rossit pasi ka pranuar se nuk gjen hapësirë për të në ekipin e tij.

Raportohet se edhe vetë lojtari ka fluturuar drejt Londrës për të takuar përfaqësues nga City, të cilët një kohë të gjatë janë duke e përcjellë De Rossin.

Por, 29-vjeçari pa ashtu raportohet se ka joshur interesimin e pasanikëve të Paris Saint Germain. Skuadra franceze është e gatshëm të rivalizojë Cityn për një transferim të De Rossit në janar. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 395 here

Fjalët kyçe