Cole drejt huazimit te QPR-ja

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, gjatë afatit kalimtar të janarit do të huazohet te skuadra tjetër angleze QPR, shkruan të hënën “The People”.

Cole 31-vjeçar, këtë edicion nuk është titullar te Liverpooli dhe për këtë arsye do të largohet. Trajneri i ri i QPR-së, Harry Redknapp e sheh mesfushorin Cole si përforcim të rëndësishëm.

QPR-ja këtë edicion po lufton për mbijetesë, pasi zë pozitën e fundit në Premier League me vetëm gjashtë pikë pas 15 javëve të zhvilluara. Cole edhe edicionin e shkuar luajti i huazuar në Francë, te Lille. Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në qershorin e vitit 2015. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 295 here

Fjalët kyçe