Copa Sudamericana, Sao Paulo finalisti i parë

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Sao Paulo është finalistja e parë e “Copa Sudamericana” pas një barazimi pa gola kundër Universidad Catolica në “Morumbi Stadium”.

Në ndeshjen e parë të luajtur para një jave në Kili, takimi përfundoi 1-1 dhe skuadrës braziliane në shtëpinë e saj barazimi pa gola ishte mëse i mjaftushëm për të siguruar biletën për në finale. Ekipi tjetër finalist do të dalë nga fituesi i ndeshjes mes Millonarios të Colombis dhe Tigre të Argjentinës./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 218 here

Fjalët kyçe