Corinthans në finalen e Botërorit të Klubeve

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Brazilianët e Corinthians siguruan finalen e Botërotit për Klube ku kaluan me vështirësi egjiptianët e Al Alhy që u larguan me kokën lart nga “Toyota Stadium”.

Për brazilianët mjaftoi një goditje me kokë në minutën e 30 nga ana e sulmuesit paraguajan Guerrero. Në minutën e 11-të mund të ishin egjiptianët ata që mund të kalonin në avantazh me anë të Rabia që dërgoi jashtë një top me kokë nga një distancë shumë e afërt.

Megjithatë teknika e lartë që poseidon skuadra braziliane bëri diferencën pasi në minutën e 30 ish sulmuesi i Bayern Munich dhe Hamburg shfrytëzoi mjaft mirë një boshllëk të mbrojtjes kundërshtare duke kaluar në avantazh të tijët.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër ritëm ku ai që rrezikoi portën e brazilianëve ishte sërish Rabia. Në minutën e 25-të portieri Ekramy lë fushën i përlotur pas një dëmtimi pasi kishte qëndruar heroikisht në fushë aq sa kishte patur mundësi.

Menjëherë pas zëvendësimit Fathi surprizoi mbrojtjen e Corinthians nga e djathta por goditja e tij përfundoi pak lart. Ky ishte momenti më i mirë për egjiptianët që kryen disa aksione të rrezikshme njëri pas tjetrit por Corinthians reziston deri në fund dhe siguron finalen që do ta luaj me fituesen e gjysëmfinales tjetër atë ndërmjet meksikanëve të Monterrey dhe anglezëve të Chelsea. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 518 here

Fjalët kyçe