Cruyff mbetet pa punë në Meksikë

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Legjenda holandeze e futbollit, Johan Cruyff, është liruar nga detyra e këshilltarët të klubit meksikan, Chivas Guadalajara.

Në deklaratën e klubit citohej se kontrata i është ndërprerë Cruyff-it dhe kjo masë erdhi, vetëm nëntë muaj pasi ishte punësuar që të ndihmonte të ndërtohej një ekip, i cili nuk ka përmbushur rezultatet e pritura.

Kujtojmë se ish-pronari i klubit të Chivasit, Jorge Vergara kishte punësuar Cruyff për tre vjet si konsulent të klubit.

Chivas është klubi me më shumë tituj kombëtar në Meksikë, duke fituar kampionatin 11 herë, por gjendet në krizë në sezonet e fundit ndërsa klubi po ashtu ka konfirmuar se ndryshime të reja në ekip tani për tani nuk do të ketë. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 196 here

Fjalët kyçe