Darkë dhe “incidente” për Reali

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Një darkë miqësore e organizuar nga vetë futbollistët e Real Madrid në një restorant, ka përfunduar mes të qeshurave për shkak të incidenteve që u kanë ndodhur disa prej lojtarëve me makinat e tyre në momentin kur po largoheshin.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale nga Serxho Ramos, fillimisht tregohet grupi i lojtarëve duke darkuar së bashku, ndërsa dallohen mes të tjerëve vetë Ramos, Esien, Modriç, Khedira, Ozil, Pepe, Varane apo Naço, të ulur në tavolinat e restorantit “Asador Donostiarra”.

Por në momentin e largimit nga ky restorant, kanë ndodhur dy incidente automobilistike që kanë shkaktuar humor mes lojtarëve. Fillimisht, të gjithë u tallën me Ozil, Ferrari i të cilit nuk ndizej dhe ai u detyrua të kthehej në shtëpi në makinën e Varane, bashkë me Modriç.

Më pas, e kishte radhën i riu Naço, i cili pa dashje, me automjetin e tij Audi Q7, përplasi veturën Porsche të Serxho Ramos, i cili në ato momente po vazhdonte të tallej me mikun tij Ozil. Si rrjedhojë, ishte radha e lojtarëve të tjerë të Realit të talleshin me mbrojtësin, i cili i pranoi me sportivitet thumbimet dhe u largua pa kritikuar lojtarin e akademisë së Realit që sapo i kishte përplasur veturën. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 382 here

Fjalët kyçe