David Villa: Jam krenar me karrierën time

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Dy golat e realizuar në kupën e mbretit ndaj Alaves jo vetëm vendosën David Vijan në krye të golashënuesve të turneut me tre realizime, por të arrijë një shifër të jashtëzakonshme. El Guaje me dygolëshin e tij ka kaluar shifrën e 300 golave në karrierën e tij si profesionist. Sulmuesi i Barcelonës me tre golat e shënuar në dy takimet ndaj Alaves e con në 301 numrin e rrjetave të realizuara në 13 sezone si profesionist. 30 vjecari ka shënuar 39 gola me fanellën e Barcelonës, 40 me Sporting gijon, 40 me Zaragosën, 129 me valencian dhe 53 me kombëtaren spanjolle, ku është dhe golashënuesi më i mirë i saj. David Vija ndjehet krenar për këtë arritje teksa kujton disa nga momentet më të bukura të karrierës së tij.

“Ndjehem shumë krenar që kam arritur një shifër të tillë. Të përcaktosh golin më të bukur është e vështirë, pasi ka disa kritere që duhet të vlerësosh. Mund të pëërmend një gol me valencian ndaj Deportivo la Corunas dhe ai në Uembli ndaj Manchester United në finalen e champions league.”

David Villa humbi mundësinë për tu shpallur kampion evrope me Spanjën pasi mungoi ëpr arsye dëmtimi në turneun e zhvilluar në Ukrainë dhe Poloni. Pas një periudhe të gjatë 8 mujore villa është kthyer të jetë po aq deciziv sa më parë./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 200 here

Fjalët kyçe