Davids ëndërron pankinën e Juventusit

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Trajneri-lojtar i Barnet, holandezi Edgar Davids, ka deklaruar se do t’i vidhte me shumë qejf punën Antonio Kontes te Juventusi. 39 vjeçari aktualisht ka marrë drejtimin e skuadrës që mban vendin e fundit në kategorinë e katërt angleze, por ëndërron që një ditë të drejtojë në Serinë A.

“Konte është një trajner i mirë por unë do t’ia vidhja vendin në pankinë nëse më jepet mundësia. Nëse Juventusi thërret, unë do t’i përgjigjesha po. Është shumë më e lehtë të drejtosh një klub të madh sesa një të vogël. Mjafton të shihni Frenk Rajkard. Të Sparta Roterdam ai ishte kot. Pastaj shkoi te Barcelona dhe fitoi gjithçka me atë skuadër”.

“Konte ishte njëlloj. Çfarë bëri ai te Atalanta? Asgjë. Tani ai po ecën mirë”.

Davids ka luajtur për kampionët në fuqi të Italisë nga viti 1997 deri në vitin 2004 dhe pranon se kthimi në Itali si trajner do të ishte ideal për të.

“Po argëtohem si trajner i Barnet, por mendoj se do t’ia dilja mbanë në Serinë A. Trajnerët e mi të mëparshëm si Van Gal dhe Lipi më kanë mësuar shumë gjëra”, tregoi holandezi që me lojën e tij meritoi nofkën “Pitbulli”. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 188 here

Fjalët kyçe