De Biasi: Canës i mungon aktivizimi te Lazio

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka një pyetje të madhe në kokë, së cilës nuk mundet t’i japë një përgjigje të saktë. Pse Lorik Cana nuk po gjen hapësira te Lazio në një kohë që është lider në radhët e kuqezinjve?

Gjatë një interviste për “RadioSei”, De Biasi shprehet se Cana mund të interpretojë shumë mirë edhe rolin e mbrojtësit, por shton se pozicioni i tij ideal është përpara mbrojtjes, aktualisht i prenotuar te Lazio nga kapiteni i skuadrës, Ledesma.

“Lorik ka shumë eksperiencë dhe personalitet dhe këto vlera dalin në pah kur të marrin në konsideratë. Gjithsesi, nuk arrij ta shpjegoj faktin se përse në Itali nuk arrin të imponohet edhe pse duhet thënë se Lazio ka një organikë të kolauduar prandaj është shumë e vështirë. Nëse nuk je protagonist në një skuadër, të mungon motivimi dhe përqëndrimi për të dhënë më të mirën. E përsëris, është normale që të bëhet fjalë edhe për çështje vlerash në fushë sepse Lazio ka vlera të jashtëzakonshme me një identitet të qartë”, thekson tekniku i Shqipërisë./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 245 here

Fjalët kyçe