De Laurentiis “blindon” Cavanin me klauzolë largimi rekord

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Nga 63 në 95 milion euro. Një klauzolë largimi rekord për Edinson Cavanin. Është ky projekti I presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis që dëshiron të blindojë xhevahirin e tij. Rinovimi I kontratës deri në vitin 2017 që u firmos 31 gushtin e kaluar gjatë një konference ekzibicionimi mund të pësojë shpejt një ndryshim thelbësor.

Është kjo dieja e klubit jo vetëm për të siguruar vijimësinë e El Matador me fanellën e kaltër por dhe për të patur një bazë të fortë për rritjen e cmimit ndaj cdo oferte që mund të vijë për shërbimet e sulmuesit. Për t’ia arritur Napoli është gati ta rrisë pagën e futbollistit deri në 5.5 milion euro në sezon plus bonuset./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 408 here

Fjalët kyçe