Deco: Porto mund ta mposhtë Barcën

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Ish-mesfushori i Barcelonës, Deco, thotë se edhe pse skuadra spanjolle është një prej më të mirave në Ligën e Kampionëve, Porto mund t’i mposhtë katalanasit nëse dy skuadrat do të caktohen përballë njëra tjetrën në rundin e ardhshëm të garës evropiane.

Porto është kampion i Portugalisë dhe pas disfatës nga Paris Saint-Germain përfundoi i dyti në grupin A, që do të thotë se mund të caktohet përballë Barcelonës, që përfundoi e para në grupin e saj.

Dhe pasi skuadra tjetër e eliminuar portugeze, Benfica, nxori barazim pa gola në Camp Nou, Deco mendon se Porto është edhe më e mirë dhe madje mund të dalë fituese.

“Porto është përfaqësuesi më i mirë i Portugalisë në garat evropiane. Nëse ata duhet të luajnë ndaj Barcelonës, nuk do të jetë një situatë e pashpresë për ta”.

“Sigurisht, kurrë nuk ka qenë e lehtë të luash në Camp Nou. Pak a shumë ju duhet të shkoni dhe të nxirrni rezultat. Por, Benfica nuk ishte e frikësuar të shkojë atje”, ka thënë Deco. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 417 here