Demba Ba caku kryesor i Arsenalit

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka shndërruar Demba Ba në cakun kryesor të Arsenalit.

The Sun raporton se Wenger e di se mund ta sigurojë senegalezin për vetëm 7.5 milionë euro për shkak të klauzolës së tij blerëse në kontratën me Newcastle United.

Wenger dëshiron një sulmues të dëshmuar në Ligën Premier pasi shiti superyllin holandez Robin van Persie te Manchester United.

Dhe ai beson se Ba mund të jetë përgjigja. Pavarësisht spekulimeve të intensifikuara gjatë verës, asnjë klub nuk bëri hapa konkretë për transferimin e lojtarit.

Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit një pagë prej 60 mijë funte në javë, plus bonuset. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 243 here

Fjalët kyçe