Dioni, tifozja e madhe e Uesli Shnajderit

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Ajo është holandeze, 21 vjeçe dhe quhet Dioni Tabers. Është shumë e njohur në vendet e ulëta dhe cilësohet si Sofia Loren e re.

Përveçse ka pushtuar disa nga kopertinat e revistave më të njohura europiane, ajo është tepër e apasionuar pas futbollit. Ndërkohë që futbollisti i saj i preferuar është Uesli Shnajder.

Ky i fundit, edhe pse së fundmi po kalon momente të vështira, pasi është i paqartë për të ardhmen e tij tek Interi, ka dikë që mund ta ngushëllojë.

Dioni me fotot e saj sensuale dhe e pranishme në mediat e shumta po përpiqet që t’ia heqë paksa mërzinë fantazistit holandez. Kështu, 21-vjeçarja është një rivale e rrezikshme për bashkëshorten e Ueslit, Jolanthën./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 380 here

Fjalët kyçe