Doktori gjerman akuzon: Londër 2012 kishte 60% të dopuar!

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Çështja e Lens Armstrong ka tronditur botën e sportit botëror dhe ka treguar edhe se si mund të dopohesh pa u kapur kurrë realisht në kontrollet antidoping. Kjo ka shtyrë profesorin e mjekësisë të Universitetit të Mainz, Perikles Simon, që të deklarojë për “Bild” se përdorimi i dopingut në Lojërat Olimpike Londër 2012 ka qenë alarmues.

“Unë kam frikë se shpërndarja e dopingut në atletë të të gjitha sporteve gjatë Londër 2012 ka arritur shifrën 60%”, ishte deklarata e bujshme e doktorit 39 vjeçar që mbahet ndër më të mirët në botë për kontrollet mbi dopingun në gjene. “Nuk mendoj më për një sport të pastër kur bëhet fjalë për këto nivele”, shtoi ai.

Dyshime shumë të mëdha kanë rënë menjëherë mbi paraqitjet më mbresëlënëse të dy Olimpiadave të fundit, ato të Usian Bolt që regjistron rekord pas rekordi në mënyrë të pabesueshme duke u konfirmuar si njeriu më i shpejtë i planetit.

“Dopingu ndoshta është mënyra e vetme për të qenë i suksesshëm për ata që konkurrojnë në këto nivele të larta. Do të ishte çmenduri të mendosh se në garat e sprintit mund të përmirësohesh kaq shpejt. Mendoj se 4/10 e sekondës në një garë 100 metrash mund të përmirësohen vetëm me doping”.

Sipas tij, autoritetet në Gjermani duhet të lejojnë kontrollin e të gjithë analizave të vjetra që janë të ngrira dhe ekzistojnë në laboratorët e agjencive anti-doping. “Zbulohen gjithmonë mënyra të reja, nga të dy palët. Vitin e kaluar, në Gjermani rezultuan pozitiv vetëm 4 raste nga 8 mijë kontrolle. Por duhet që të kemi në dorë edhe analizat e vjetra, që janë të ngrira në laboratorë të ndryshëm në vend. Atletët nuk e dinë se çfarë testesh do të zhvillojmë në të ardhmen”, tha ai./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 675 here