Dorien Rose, presion Afelait të rikthehet në Barcelonë

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Ibrahim Afelai nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u rikthyer te Barcelona.

Teksa e mban veten si një nga futbollistët holandezë më ambiciozë, mesfushori i Shalkes pretendon se i ka të gjitha mundësitë që të bëhet pjesë e planeve të Vilanovës.

Por, një arsye më shumë që e shtyn atë të rikthehet në Barcelonë është edhe e dashura e tij, Dorien Rose. Modelja 29-vjeçare, pas huazimit të Afelait te Shalke, nuk ka dalë fare në skenë dhe ka këshilluar “princin” e saj të rikthehet, pasi aty do të ketë më shumë hapësira për të ushtruar edhe profesionin e saj. Mediat holandeze bëjnë me dije se bukuroshja Rose pritet të bashkëjetojë me Afelain në Barcelonë./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 355 here

Fjalët kyçe