Drogba, Yaya Toure, Song favoritë për çmimin “Futbollisti Afrikan i Vitit”

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Reprezentuesit e kombëtares së Bregut të Fildishtë, Yaya Toure dhe Didier Drogba dhe ai i Kamerunit, Alex Song kanë hyrë në listën e ngushtë për “Futbollisti Afrikan i Vitit”.Konfederata Afrikane e Futbollit (AFC) njoftoi se fituesi do të shpallet më 20 dhjetor në shtetin e Ganës.

Ndërsa në listën e ngushtë për lojtarin më të mirë, i cili luan në tokën e Afrikës kanë hyrë edhe egjiptiani, Mohamed Abutrika dhe zambiasët, Reynford Kalaba dhe Stopil Sunzha.

Kurse në këtë listë bije në sy mungesa e disa yjeve të tjera të tillë si John Obi Mikel (Nigeria), Michael Essien (Real Madrid) dhe Kevin Prince-Boateng (Milan). /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 271 here

Fjalët kyçe