Edhe Arsenali në garë për Zaha

Data e publiklimit: Tuesday, November 27th, 2012

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, i është bashkuar betejës për anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.

The Sun bën të ditur se Zaha ka qenë tifoz i Topçinjve si i ri dhe Wenger shpreson që kjo ta joshë atë të transferohet në Emirates në vend se ai të zgjedhë Manchster Cityn.

City ka bërë lëvizjet e para për të nënshkruar me 20-vjeçarin, i cili fitoi ftesë befasuese në ekipin kombëtar të Anglisë për miqësoren e fundit ndaj Suedisë.

Por burime nga Arsenali thonë se Wenger është i bindur se do të arrijë një marrëveshje për Zaha në afatin kalimtar të janarit, edhe pse lojtari ka edhe dy vite kontratë te Crystal Palace. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 317 here

Fjalët kyçe