El Clasico më e shikuar se Olimpiada

Data e publiklimit: Saturday, August 25th, 2012

Më shumë se 7 milion shikues ose saktësisht 7.202.000 njerëz kanë ndjekur ndeshjen e superkupës së spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit, raportojnë mediat spanjolle. Sipas statistikave të kompanisë spanjolle “Ente Publiko”, në 48,2 përqind të të gjithë televizorëve nëpër gjithë Spanjën është ndjekur dueli mes Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo’s, që përfundoi me rezultat 3-2 në favor të Barcelonës. Ky është një rekord i ri i shikueshmërisë në Spanjë sa i përket ndeshjeve të superkupës, rekordi i deritanishëm ishte reth 6.400.000 teleshikues. Sipas statistikave të TVE, ndeshja në “Kamp Nou” ishte padyshim programi më i shkuar në Spanjë këtë verë, duke tejkaluar edhe shikueshmërinë që kishte ceromina e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër. Numri më i lart i shikueshmërisë u arrit në minutën e 23 të ndeshjes, ku ndiqej nga mbi 8 milion teleshikues, që nënkupton nga 52.2 përqind e të gjithë njerëzve që në ato momente ishin para ekraneve televizive në Spanjë, transmeton Shqipmedia. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 945 here

Fjalët kyçe