EL: Interi e mbyll me barazim – ekipet e kualifikuara

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Interi e ka mbyllur me barazim fazën grupore të Europa League, pasi në shtëpi ka nuk ka arritur ta mposht ekipin nga Azerbaixhani, Neftchi Baku.

Interi në këtë takim u paraqit me fëmijë, por kjo nuk ndikoi aq shumë në gjasat e Nerazzurëve për fitore, pasi zikaltrit dominuan deri në fund dhe ishin pranë fitores.

Marko Livaja, kroati 19 vjec e hapi serinë e golave në minutën e nëntë për 1-0.

Në vazhdim ekipi mysafir tentoi të kthente rezultatin, por kjo ndodhi vetëm në pjesën e dytë. Disvantazhin e zbuti Sadikhov (52’) për 1-1, mirëpo ishte përsëri Marko Livaja që shënoi golin e dytë të tij dhe të Interit për 2-1 (54’).

Mysafirët nuk u pajtuan me rezultatin dhe në fund shënuan edhe golin e barazimit për 2-2.

Interi e mbyll fazën grupore me 11 pikë, ndërsa lider në Grupin H është Rubin Kazan me 14 pikë./SportIndeks.Com

Ekipet e kualifikuara në fazën e eliminimit direkt në Europa League janë:
Liverpool
Anzhi
Plzen
Atletico Madrid
Fenerbahce
Munchengladbach
Bordeaux
Newcastle
Steaua
Stuttgart
Dnipro
Napoli
Genk
Basel
Rubin Kazan
Inter
Lyon
Sparta Praga
Lazio
Tottenham
Bayer Leverkusen
Meatlist Kharkov
Hannover
Levante

Ky publikim eshte lexuar 337 here

Fjalët kyçe