El Pais; Neymar, lojtari më i mirë Amerikano-Jugor

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Mbreti i Amerikës së Jugut është edhe njëherë tjetër Neymar. Të paktën sipas tifozëve që e kanë zgjedhur virtualisht nëpërmjet një votimi që ka ndërmarrë e përditëshmja El Pais duke e vënë sulmuesin e parë në listën e futbollistëve për fitimin e Topit të Artë të Amerikës së Jugut. Në pritje që të zbardhet edhe votimi i rreth 200 gazetarëve, një rit që bëhet cdo vit, sondazhi popullor është mbyllur me një peblishit në favor të sulmuesit të Santos që e ka fituar këtë trofe edhe në vitin 2011.

Për yllin brazilian kanë shkuar 54 mijë vota (rreth 62%) ndërsa pas tij është renditur me 10 mijë vota më pak sulmuesi peruan Paolo Guerrero, protagonist me golin deciziv në finalen e Botërorit për klube të fituar nga Corinthians. Në pozicionet e para është edhe Ronaldinho, i katërti me pak më shumë se 40 mijë vota, menjëherë pas argjentinasit Matias Rodriguez, mbrojtësit të majtë të Universidad de Chile. Verdikti final tashmë pritet nga juria dhe gazetarët. Por gjykimi i tifozëve dhe lexuesëve të të përditëshmes El Pais që për herë të parë ju ka dhënë mundësi të gjithëve të marrin pjesë lë të kuptohet se do të jetë e vështirë që ky cmim ti rrëshkasë sulmuesit të Santos që këtë vit ka shënuar 54 gola në 65 ndeshje përfshirë edhe ato me përfaqësuesen e Brazilit por që ka mbetur bosh në titujt e fituar me klubin e tij.

Topi i dytë i Artë i fituar radhazi i Amerikës së Jugut do ti lejonte Neymar të barazohej me emra si Diego Maradona, Enzo Francescoli, Carlos Valderrama dhe Juan Sebastian Veron, të gjithë me nga dy suksese. Të parët absolut, ata që e kanë fituar nga tre herë këtë cmim mbeten Elias Figueroa, Zico dhe Carlos Tevez. Por atyre shumë shpejt mund t’ju bashkohet edhe Neymar nëse ashtu sic ai vetë ka deklaruar do të vazhdojë të shtyjë transferimin e tij në Europë./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1254 here

Fjalët kyçe