El Shaarawy, 100 për qind i Milanit

Data e publiklimit: Monday, April 2nd, 2012

Milani do të marrë kontrollin e plotë të kontratës së Stephan el Shaarawyt në fund të sezonit.

Sulmuesi është aktualisht në pronësi të përbashkët me Genoan, por duket se kjo nuk do të qëndrojë gjatë. Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubeve janë takuar mes vete dhe kanë arritur marrëveshje në parim për transferimin e plotë të sulmuesit El Shaarawy në San Siro.

19 vjeçari deri më tani gjatë këtij sezoni ka realizuar katër gola në 25 paraqitje në të gjitha garat për Milanin. Klubet po ashtu kanë diskutuar për të ardhmen e mesfushorit të Milanit, Alexander Merkel, po ashtu në pronësi të përbashkët. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 570 here

Fjalët kyçe