El Shaarawy: Largimet e Ibrës e Cassanos më dhanë hapësirë

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Sulmuesi në top formë i Milanit, Stephan El Shaarawy, ka thënë se largimet e Zlatan Ibrahimovicit dhe Antonio Cassanos gjatë verës, i kanë dhënë hapësirën e duhur atij.

El Shaarawy po gëzon një formë të jashtëzakonshme këtë stinor dhe po bombardon golat e pothuajse çdo kundërshtari që po i del përpara. Ai deri më tani ka shënuar 12 gola në 15 paraqitje në Serie A dhe gjithashtu ka shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve.

“Me largimet e Ibrahimovicit dhe Cassanos, u larguan dy sulmues të mëdhenj dhe tani unë kam hapësirë më shumë. E kam filluar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jam pjekur shumë”, ka thënë El Shaarawy në faqen zyrtare të Uefa-së./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 220 here

Fjalët kyçe