Enoch ‘mëson’ nga Mario, arrestohet për rrahje

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

Në një mënyrë ose tjetrën familja Balotelli është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Por, së paku kësaj radhe nuk bëhet fjalë për sulmuesin problematik të Manchester Cityt, Mario por vëllanë e tij të vogël Enoch, më pak i njohur për publikun.

20 vjeçari është arrestuar të dielën nën akuzë për rezistencë dhe sjellje të dhunshme ndaj policëve dhe të hënën duket të paraqitet në gjykatë, ka njoftuar Calciomercato.com. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnatës të dielën ku Enoch besohet se ka qenë pjesëmarrës në një rrahje që shpërtheu në një lokal në Bagnolo Mella, provincë e Brescias.

Policët që erdhën në vendin e ngjarjes e kanë gjetur Enochun në rrugë në mungesë të disa rrobave edhe pse temperatura ishte nën zero. Aty ai i rezistoi përpjekjeve të policëve për ta arrestuar dhe tani duhet të përgjigjet për veprimet e tij. Enoch ka insistuar se ishte sulmuar dhe nuk lëndoi qëllimisht policët.

Në lokalin në fjalë besohet se ishte edhe motra e tij e cila është përcjell pasi nuk ndihej mirë. Enoch dëshiron të bëhet futbollist njësoj si Mario dhe muajin e kaluar ishte provuar te Salford City./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 706 here

Fjalët kyçe