Eto: Zoti e bekoftë Messin

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Samuel Eto ka qenë pjesë e një interviste në shtëpinë e tij për televizonin e njohur rus RT. Në një intervistë 26 minutëshe, Eto ka folur për karrierën e tij, përvojën, preferencat dhe Lionel Messin.

”Jam një njeri me fat në jetë. Kam qenë në skuadër me super yje si Ronaldinho, Iniesta, Xavi, Valdes e Messi. Kur takoja Ronaldinhon në stërvitje gjithmonë dita më ecte mbarë. Me Messin kam kujtime tejet të bukura. Messi është një njeri zotëri. Ai jo vetëm lojtar është zotëri. Është një person serioz me të cilën kur flasësh duhet ditur se ke në pyetje seriozitetin. Është djalosh fantastik. Unë dua ta shoh atë njeri duke fituar kampionatin botëror me Argjentinën. Ai mund ta bëjë këtë nëse prapa tij është një ekip më shpirtë. Zoti le ta bekojë Messin për të bërë këtë gjë, sepse ai e meriton” deklaroi Eto.

Sulmuesi milioner i Anzhit u pyet edhe për preferencat e tij në trajnerë.

”Për mua trajneri më i mirë është Luis Aragones. Kur isha te Majorka me të, ai ishte si një baba për mua. Kam punuar edhe me Mourinhon, ai është një trajner i madh për mua. Sot si një lojtar profesionist me emocione kujtoj edhe kohën te Barcelona nën udhëheqjen e Pep Guardiolës. Ato vite ishim ekip mega yjesh” përfundoj Eto./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 357 here

Fjalët kyçe