Fajtori është Fernando Torres!

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Rafael Benitez ka arritur edhe një barazim dëshpërues me Chelsean në ndeshjen e tij të dytë si trajner i kësaj skuadre. Trajneri spanjoll nuk arriti fitoren me Chelsean në ndeshjen ndaj Fulham.

Benitez filloi më një formacion më ndryshe në këtë sfidë duke filluar lojën prapë me Torresin në sulm por që bankën rezervë ishin lënë lojtarë si Mata, Obi Mikel e Cahil. Spanjolli Oriol Romeu startoi nga minuta e parë ndërsa në sulm luajtën edhe Oscar e Hazard.

Përkundër formacionit sulmues, gola nuk pati pasi që “fajtori” ishte përsëri Fernando Torres.

Sulmuesi spanjoll asesi nuk e gjente veten duke shmangur disa raste, ndërsa Benitez kishte vënë në fushë lojtarët që japin topa të gjatë për të, por që ishte e kot që Torres të rigjej golin. Janë bërë 3 ndeshje që Chelsea nuk ka shënuar asnjë gol./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 143 here

Fjalët kyçe