Falcao: Duam të jemi mbi Realin

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao, ka folur për aspiratat e ekipit të tij për këtë vit dhe dëshirën për ta fituar La Ligan.

Deri tani, kolumbiani ka shënuar 14 herë për Atletico Madridin, duke e plasuar kështu ekipin e tij në pozitën e dytë në tabelë, me tre pikë më pak se Barcelona, teksa ka tetë pikë më shumë se rivali i tyre kryesor, Real Madridi.

“Të përfundojmë mbi kundërshtarin tonë kryesor Realin, do të ishte diçka shumë e rëndësishme për të gjithë. Fansat tanë do të ishin shumë të kënaqur nëse e arrijmë këtë gjë”.

“Sidoqoftë, ne lojtarët nuk e kemi këtë qëllim. Ne dëshirojmë të përfundojmë të parët në La Liga por ne nuk mendojmë për Real Madridin apo ekipet tjera, ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme”, përfundoi Falcao. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 315 here