Ferdinand: Kemi pranuar shumë gola

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka deklaruar se 28 golat që ka pranuar deri tani ekipi i tij janë shumë.

“Kemi pranuar shumë gola deri tani dhe duhet ta ndryshojmë këtë gjë. Ne duhet të bëjmë përpjekje të mëdha që ta përforcojmë pozitën tonë, por nëse dëshirojmë ta bëjmë këtë duhet t’i zgjidhim këto probleme”.

“Ne duhet t’i meritojmë paratë që tifozët i harxhojnë për të na parë duke luajtur”, ka thënë Ferdinand. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1259 here

Fjalët kyçe