Ferguson i kënaqur me fitoren e ngushtë

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ishte i kënaqur me fitoren ndaj West Ham United, edhe pse jo aq me paraqitjen.

“Ne bëmë një fillim të shkëlqyeshëm. Ju shpresoni të keni një fillim si ai dhe një pjesë e lojës tonë ishte shumë e mirë, por ne kurrë nuk i përfunduam ato”

“Ne kemi luajtur me gol të hershëm disa herë këtë sezon dhe ia kemi dalë aq mirë, andaj nuk mendoj se ky është një arsyetim”.

“Por ne kemi fituar tre pikë dhe ende jemi të parët në ligë. Pas barazimit të Chelseat ne largohemi ca. Por sigurisht, City është në gjurmët tona andaj do të jetë një sezon i gjatë”, ka thënë Fergie. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 189 here

Fjalët kyçe