Fernandinjo konfirmon: Në janar shkoj në Mançester!

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Mesfushori brazilian i Shakhtar Donetsk, Fernandinjo, ka deklaruar se nga janari do të jetë pjesë e kampionatit anglez të futbollit, pasi ka arritur akordin për transferimin atje. Futbollisti 27 vjeçar, që kohët e fundit është bërë pjesë e kombëtares braziliane, duket se ka firmosur me një prej skuadrave të Mançesterit, por nuk ka saktësuar me cilën prej tyre.

“Jam pranë mbylljes së marrëveshjes me një klub anglez. Në janar do të luaj në Mançester”, ishte mesazhi i shfaqur në adresat e tija në rrjetet sociale, duke bërë të qartë se tashmë është gati për lëvizjen e rëndësishme në karrierë.

Por mbetet mister emri i klubit për të cilin ka firmosur, pasi lojtari kërkohej me ngulm nga Totenhem në Angli dhe jo nga dy skuadrat e Mançesterit. Kampionët e Sitit duket sikur kanë vendosur të mos blejnë lojtarë në janar, ndërsa Aleks Ferguson ka bërë të qartë se kërkon një tip tjetër futbollisti në merkato, për t’i shtuar fantazi ekipit të tij në fazën ofensive./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 450 here