Ferrari: Çështja “Fetel”, e mbyllur për ne

Data e publiklimit: Saturday, December 1st, 2012

Pas verdiktit të FIA-s, që rrëzoi aludimet për parakalim të parregullt të Sebastian Fetelit ndaj Zhan Erik Vernje të Toro Rosos në Çmimin e Madh të Brazilit, përcaktues në fitimin e titullit të tretë botëror radhazi në F1, edhe Ferrari e konsideron të mbyllur si kapitull.

Kështu, skuderia italiane u jep fund polemikave. “Kërkesa për sqarim nga FIA e një parakalimi të Fetelit ndaj Vernjes u diktua nga nevoja për të hedhur dritë mbi atë që u publikua në internet pak ditë pas përfundimit të garës, dhe jo nga dëshira për të minuar ligjshmërinë e rezultatit në garë”.

Kjo ishte shkresa zyrtare e Ferrarit që kërkonte sqarim për rastin në fjalë drejtuar FIA-s. Dhe për Federatën Botërore të Automobilizmit parakalimi ishte i rregullt. Ferrari e mori në konsideratë përgjigjen e FIAs dhe e cilëson të mbyllur këtë çështje./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 413 here

Fjalët kyçe