FIFA e harroj krejt Realin!

Data e publiklimit: Thursday, December 27th, 2012

FIFA ka përmbledhur në një foto zyrtare 12 momentet më interesante të vitit 2012 që përshkuan futbollin botëror.

Ajo që ka irrituar drejtuesit e Realit është “harresa” e FIFA-s për të përshkuar titullin e Realit në La Liga, duke mos e kujtuar në asnjë moment me asnjë foto të vetme.

12 momentet që lanë gjurmë në vitin 2012 për FIFA-n ishin kto.

- Suksesi i Zambisë në Kupën e Afrikës ku u shpallën kampion

- “Vdekja” dhe ringjallja në fushën e lojës për Muamban

- Titulli i Manchester Cityt pas shumë vitesh

- Triumfi i parë i Chelseat në Ligën e Kampionëve

-Tahiti për herë të parë fitoj Kupën e Oqeanisë

-Rënia e Glasgou Rangers në ligën e katërt të Skocisë nga liga e parë

-Panenka e Pirlos në Euro 2012

-Spanja kampione e Evropës në EURO 2012

-Gjysëmfinalja e femrave në futboll në Lojërat Olimpike mes Kanadasë dhe SHBA-së

-Viti i jashtëtokësorit Lionel Messi, rekordi i tij me 91 gola

-Triumfi i Corinthians në Kupën e Botës për Klube. /SportIndeks.COm

Ky publikim eshte lexuar 463 here

Fjalët kyçe