Finalja e Champions League rikthehet në San Siro

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Pavarësisht pretendimeve italiane për zhvillimin e finales së Championsit më 2014, qeveria evropiane e futbollit e ka shtyrë për një vit këtë kërkesë, pasi kandidatura e Berlinit për 2014 u vlerësua më e përshtatshmja.

Gjithësesi, Milano do të jetë për herë të katërt mikpritësja e Finales së Champions Ligë. Ky trofe është dhuruar në sezonin 1965 në “San Siro”, ku Interi triumfoi 1-0 me Benfikën, më 1970 Fejnordi triumfoi 2-1 me Seltikun, ndërsa për herë të fundit pikërisht në finalen e 2001, Bajerni triumfoi 5-4 ndaj Valencias me goditjet nga pika e bardhë, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Në Itali janë luajtur gjithsej 8 finale të Championsit, ku rekordin e mban Olimpiko i Romës me 4 finale./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 537 here

Fjalët kyçe