Fluturon, fluturon Felixi

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Austriaku Felix Baumgartner theu rekordin botëror të hedhjes nga lartësia mbi sipërfaqen e planetit Tokë, duke e shkruar emrin e tij nw histori.

Ai kërceu nga kapsula e tij e ngritur në stratosferë me balon dhe u hodh në ajër në drejtim të Tokës.

Pas 4 minutash e 22 sekondash, gjatë së cilave ai pati rënie të lirë me shpejtësi të zërit, diku rreth 1 300 km në orë, Felixi e aktivizoi parashutën dhe në orën 20:17 minuta të natës së 14 tetorit, aterroi me sukses në sipërfaqen e tokës.

Para se të kërcente u thye edhe rekordi tjetër botëror, ai i lartësisë që e arriti balona me të cilin u ngjit në kufirin ndërmjet atmosferës së Tokës dhe vakuumit të gjithësisë.

Balona arriti në 39 kilometra lartësi dhe nga kjo lartësi u hodh pastaj edhe Baumgartner. Me këtë, austriaku 43-vjeçar theu rekordin botëror, të vendosur nga Joe Kittinger para 52 vjetëve, i cili atëbotë kishte kërcyer nga lartësia prej 31.3 kilometrave./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 2149 here

Fjalët kyçe