(FOTO) Djokovic blen prodhimin vjetor të djathit të gomaricës për restorantet e tij

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Ylli i tenisit Novak Djokovic ka blerë për 400 paund kilogramin gjithë prodhimin e djathit të gomaricës për vitin 2013.

Djathi do të jetë një nga specialitetet e zinxhirit të restoranteve që Djokovic do të hapë në vendin e tij, Serbi.

Duke blerë të gjitha rezervat e këtij djathi të veçantë, kampioni i tenisit shpreson që sasia të jetë e mjaftueshme, edhe pse nuk është ende e qartë se sa do të jetë çmimi për porcion.

Djathi i veçantë prodhohet në një fermë gomarësh në Zasavica, një nga rezervatet natyrore të jetës së egër më të njohur në Serbi.

Menaxheri i kompanisë së djathir të Zasavica, Slobodan Simis, thotë se nga qumshti i gomaricës prodhohet një djath me shije unike. Nevojiten 25 litra qumësht i freskët për të bërë një kilogram djath. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 613 here

Fjalët kyçe