Frikë te Bayerni, kritikohet “bisha” Boateng

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Jerome Boateng padyshim që është njëri nga mbrojtësit më të mirë në futbollin evropian. Por ashpërisa e tij në fushë gjithmonë është prezente. Ditë më parë ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bate Borisov për një ndërhyrje tejet të ashpër.

Karton të kuq do të mirrte Boateng sikur të kishte gjyqtar në stërvitjet e Bayern Munchen. Një ndërhyrje e ashpër ndaj bashkëlojtarit Javi Martinez ka sjellur frikë të Bayerni.

Boateng bëri një start ndaj Martinez duke bërë që lojtari të braktisë stërvitjet me lëndim në gju. Frika ka qenë e madhe për Martinezin por që sipas analizave të para lëndimi nuk duket serioz.

Nuk është hera e parë që Boateng i lëndon bashkëlojtarët, ndërsa media të lidhura me Bayernin kanë dhënë kritika për të duke i quajtur ndërhyrjet e tij si të një bishe./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 473 here

Fjalët kyçe