Gabi në “Bernabeu”: Falkao shënon golin e fitores

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Në stadiumin legjendar të Madridit “Santiago Bernabeu” atmosfera do të jetë mjaft e zjarrtë. Teksa në fushë do të zbresin “yjet” e futbollit dhe në tribunat VIP do të jenë të sistemuara “Wags”-at e tyre, nuk do të mungojë as tifozja më e zjarrtë e Falkaos, Gabi Uolsham.

Bukuroshja paraguaiane do të jetë në Madrid për një eveniment mode dhe duket se nuk do ta humbasë derbin e së shtunës në “Bernabeu”. “Jam shumë me fat që ndodhem këtë javë në Madrid dhe pa asnjë dyshim që do të jem e pranishme në stadium. Shpresoj që Falkao të shënojë golin e fitores. Reali është një…”,- shkruan në “Twitter” modelja Gabi Uolsham./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 324 here

Fjalët kyçe