Gallatasaraj konfirmon ofertën për Kaka

Data e publiklimit: Monday, December 10th, 2012

Gallatasaraj do të bëjë maksimumin për të blerë brazilianin Kaka, në mënyrë që të kënaqë kërkesën e trajnerit Fatih Terim, i cili kërkon vetëm këtë lojtar si përforcim për skuadrën e tij aktuale.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar si Terim, ashtu edhe presidenti i klubit, Unal Aisal, i cili është gati të fillojë menjëherë negociatat si me Real Madrid, ashtu edhe me vetë futbollistin.

“Presidenti më pyeti nëse dëshiroja të blinim Diego Ribas apo Shnajder. Unë iu përgjigja se nuk dëshiroja as të parin as të dytin, dëshiroj vetëm Kaka”, ishte deklarata e Terim pas ndeshjes me Sivaspor.

Ky fakt është konfirmuar menjëherë nga Aisal, i cili bëri të qartë se çdo “urdhër” i trajnerit të tij kthehet menjëherë në detyrim dhe se ai do të bëjë maksimumin për të sjellë brazilianin në Turqi.

“Kolegët e mi dhe unë punojmë me të gjitha forcat tona për të përmbushur dëshirat e tij. Terim më tha që dëshironte një lojtar. Nëse na duhet të blejmë në janar, do të mundësojmë një gjë të tillë, pasi Terim është shumë i rëndësishëm për ne dhe duam që ai të jetë i lumtur. E vetmja gjë që mbetet është që klubi të jetë i gatshëm të në shesë këtë lojtar”, ishin fjalët e tij, duke bërë të qartë se shumë shpejt Real Madrid do të marrë ofertën zyrtare nga klubi turk./Spo

Ky publikim eshte lexuar 257 here

Fjalët kyçe