Galliani: Milani është kompetitiv

Data e publiklimit: Saturday, December 1st, 2012

Që pasi Berlusconi nisi të vizitojë skuadrën në Milanello, lojtarët kanë reaguar në fushë me rezultate pozitive dhe “zbarkimet” e presidentit për Gallianin duhet të bëhen më shpesh: Mora Berlusconin në telefon dhe i thashë që sezonin tjetër duhet ta nisë që në verë afrimin në skuadër dhe nëse e bënte këtë vit mund të fitonim titull, deklaroi me shaka administratori i deleguar i Milanit.

Galliani nuk e fsheh kënaqësinë për fitoren dhe lojën e mirë në veçanti të disa futbollistëve.

“Po rritemi në lojë, skuadra lëviz dhe qarkullon mirë topin në fushë, më vjen keq për nisjen e dobët të kampionatit. Kjo është një skuadër kompetitive dhe në fillim sforcohesha për ta pohuar këtë fakt, pastaj kemi dhe djalin e artë që po shënon mesatarisht si Ibrahimovic. Boateng? Gol fantastik, është lojtar që prej disa javësh po impenjohet deri në vdekje.

Galliani në fund shprehu bindjen se edhe ndaj Torinos në ndeshjen e ardhshme, Milani do shfaqet agresive dhe me lojë të bukur përpara tifozëve kuqezi./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 189 here

Fjalët kyçe