Garat në Formula rrugëve të Londrës?

Data e publiklimit: Thursday, June 28th, 2012

Qendra e Londrës në të ardhmen e afërt mund të presë një garë të Formula 1, raporton gazeta britanike “The Times”.

Sipas disa burimeve të kësaj gazete, kreu i Formula 1, Bernie Ecclestone është i gatshëm të investojë mbi 40 milionë euro në planet për atë garë.

“Kjo garë do të jetë fantastike. Ajo do të jetë shumë e mirë për Londrën, mirë për Anglinë, madje edhe më mirë se sa Lojërat Olimpike”, ka thënë Ecclestone.

Sipas planit të propozuar, shtegu do të kalojë pranë Buckingham Palace, Trafalgar Square dhe Big Ben dhe sigurisht që kjo do të jetë një garë më tërheqëse se sa ajo e Grand Prix Monaco.

Londra ka pritur ngjarjen promovuese në vitin 2004, kur pilotët bënë gara rreth Piccadillyt.

Nëse “Grand Prix London” merr dritën e gjelbër, ajo do të jetë gara e dytë në Britani të Madhe, pasi që shtegu në Silverstone tashmë ka një kontratë afatgjatë për mbajtjen e garës së Formula 1. /SportiNDEKS.cOM

Ky publikim eshte lexuar 546 here

Fjalët kyçe