Gëtze nuk heq dorë: E kapim Bajernin!

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Mario Gëtze është i bindur se Borusia Dortmund është në gjendje të mbrojë titullin kampion, edhe pse aktualisht gjendet 11 pikë larg Bajern Mynih që kryeson kampionatin dhe ka patur një ecuri rekord në këtë edicion.

Dortmundi është shfaqur në mënyrë të shkëlqyer në Ligën e Kampioneve, ku është kualifikuar si e para në grup, duke patur kundërshtarë si Real Madrid, Mançester Siti e Ajaks, por ata nuk kanë arritur të shfaqin të njëjtën formë në kampionat, ku kanë humbur mundësinë të qëndrojnë pranë kreut, edhe pse kanë një shans të vogël për të shkurtuar diferencën në ndeshjen direkte të së shtunës ndaj Bajern Mynih.

“Është ende herët për të përcaktuar sezonin. Shumë gjëra mund të ndodhin dhe titulli i Bundesligës nuk është vendosur ende”, tha 20 vjeçari.

Më pas, ai vlerësoi lojtarin që sipas tij mund të bëjë diferencën te Bajern Mynih, mesfushorin francez Frank Riberi.

“Riberi është një lojtar i mirë dhe nuk do të ishte keq për ne nëse arrijmë ta ndalim disi. Ai ka treguar kohët e fundit se sa i rëndësishëm është për Bajernin dhe pres me padurim që të vihem përballë tij”, shpjegoi talenti i Borusia Dortmund. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 318 here

Fjalët kyçe