Giroud: Te Arsenali erdha në kohë të gabuar

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, ka pranuar se ai ndjen se i është bashkuar klubit londinez në kohë të gabuar.

Arsenali momentalisht është në vendin e dhjetë në tabelë me vetëm 21 pikë nga 15 ndeshje, që është starti më i keq nën drejtimin e Arsene Wenger.

“Po, ndjej se iu bashkova Arsenalit në kohë të gabuar. Por, kjo vë më pak presion mbi mua. Unë ndjej presionin e rezultatit, jo të paraardhësit tim. Kur vini te një klub i madh, ju duhet që të zëvëndësoni njërin apo tjetrin sulmues. Është e padobishme ta keni në kokë atë gjë”.

“Është në dorë të transfereve të reja që të bëjnë që ata të harrohen. Ne duhet të jemi më efektivë në gjithë fushën, të jemi më realistë dhe të ofrojmë shumëllojshmëri”, ka thënë Giroud për L’Equipe./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 339 here

Fjalët kyçe