Goli i vitit, Falcao, Neymar dhe Stoch në finale

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Radamel Falkao, Vladimir Stok dhe Neymar. Një nga këta të tre do të jetë fituesi i cmimit Pushkash që jepet nga Fifa për golin më të bukur të vitit. Qeveria e futbollit botëror shpalli zyrtarisht emrat e tre finalistëve, pas një muaji që krijoi jo pak polemika, pasojë e golit të jashtëzakonshëm të shënuar nga Ibrahimovic në ndeshjen me Anglinë apo dhe ai i Philipe Mexes në Champions me Anderlechtin, të cilët nuk u përfshinë në listë pasi kandidaturat e para ishin shpallur tashmë. Jashtë listës finale ka qëndruar gjithashtu dhe goli i realizuar nga Lionel Mesi në ndeshjen me Brazilin. Gjithsesi argjentinasi mund të ngushëllohet mjaft mirë me kandidaturën e tij për fitimin e Topit të Artë. Por cilët janë tre golat e përzgjedhur për këtë cmim prestigjoz. E nisim nga i pari, ai i Radamel Falkaos i shënuar më 19 maj në një ndeshje miqësore të Atletikos së Madridit me America Cali.

Ndërkohë që gjithashtu mes tre finalistëve gjejmë dhe golin e sllovakut Wladymir Stoch në kampionatin turk, në sfidën mes Fenerbahce dhe Genclerbirligli.

Ndërsa goli i tretë në garë është ai i brazilianit Nejmar në ndeshjen me Internacional në Brasileiro./SportIndeks.com

Ky publikim eshte lexuar 638 here

Fjalët kyçe