Gotze: Dua t’i dhuroj ekipit titullin e dytë, Kupën e Gjermanisë

Data e publiklimit: Monday, April 23rd, 2012

Talenti Mario Gotze kurrsesi nuk mund ta humbte ndeshjen ku do fitohej titulli. Pas shumë kohësh dëmtim, mesfushori i Dortmundit është rikthyer në fushën e blertë duke hyrë dhe dalë si kampion i Gjermanisë.

Ai u aktivizua në 17 minutat e fundit, ku ka mahnitur 80720 spektatorët e pranishëm në stadium. Edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë, Gotze ka qenë shumë emocional në minutat e fundit të ndeshjes. Pas sfidës talenti gjerman u ka premtuar një tjetër titull fansave të tij.

“Ajo çfarë kemi dhënë këtë sezon ka qenë sensacionale, e jashtëzakonshme. Dua t’i komplimentoj shokët e mi që arritën të luanin fort edhe pa mua. Jam shumë i lumtur që u riktheva në këtë ditë të shënuar. Rezultatet kanë qenë fenomenale. Në këto ditë që na kanë mbetur dua të kthehem në formën time më të mirë, pasi dua t’i dhuroj skuadrës një titull të dytë, Kupën e Gjermanisë”, – tha mesfushori i Dortmundit, Mario Gotzee./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 254 here

Fjalët kyçe