“Guardiola ka arritur marrëveshje me Cityn”

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Një zëdhënës i FIFA-s i quajtur Antonio Gallardo ka theksuar se Pep Guardiola ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn.

Gallardo ka konfirmuar se çdo thashëtheme e lidhur me Pep Guardiolën është e tepërt pasi që ai ka marrëveshje për të pasuar Roberto Mancinin.

”Është e kotë nëse Milani apo Chelsea do të bëjnë ofertë për Guardiolën. Ai ka arritur marrëveshje për të pasuar Roberto Mancinin në fund të edicionit. Pikërisht për këtë Txiki Begiristain është emëruar drejtor sportive i Cityt” deklaroi Gallardo./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 259 here

Fjalët kyçe